Lajmet e fundit
ENEMO publikoi raportin për zgjedhjet

ENEMO publikoi raportin për zgjedhjet

Rrjeti i organizatave evropiane për monitorimin e zgjedhjeve, ENEMO, ka publikuar të gjeturat e vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Në një konferencë për media, shefi i ENEMO-së, Zllatko Vujovic theksoi se institucionet e sigurisë kanë dështuar që të krijojnë një ambient të qetë dhe të sigurt që procesi zgjedhor të shkojë siç duhet në veri të Kosovës.

Rrjeti i organizatave evropiane për monitorimin e zgjedhjeve, ENEMO, në raportin e saj për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, thekson se në pjesën më të madhe të vendit, procesi i zgjedhjeve ka kaluar në atmosferë të qetë.

Duke folur për tri qendrat e demoluara nga persona të maskuar në Mitrovicën Veriore, shef i misionit të ENEMO-së për Kosovë, Zllatko Vujoviç ka bërë përgjegjëse institucionet e sigurisë.

“Dështimi për të ofruar siguri dhe rend kombinuar me kompleksitetin e situatës politike ka bërë të pamundur ushtrimin e të drejtës së votimit për një numër të madh njerëzve në Mitrovicën e veriut. Shqetësim shtesë ishte edhe mbyllja e qendrave të votimit për arsye sigurie në tri komunat e tjera të veriut të Kosovës. Ata që kanë qenë përgjegjës për sigurinë në qendra të votimit në Mitrovicën Veriore kanë dështuar. Ne nuk kemi monitoruar strukturat e sigurisë që të themi se kush është përgjegjës për këtë dështim”, tha ai.

Vujoviq theksoi se votimi familjar edhe në këto zgjedhje ka mbetur sfidë.

“Bazuar në raportet nga mbikëqyrjet në terren vlera e votës dhe votimi në familje mbeten sfida sikurse edhe abuzimi edhe fotografimi i votës. Gjithashtu shumë nga materia ligjore që rregullon çështjen e zgjedhjeve mbetet jokonsitente dhe e paharmonizuar që lë hapësirë për shumë interpretime dhe për abuzime”, tha ai.

Vujoviq ka përmendur faktin se përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lë shumë mundësi për ndikim politik në këtë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.