Lajmet e fundit
Enrique ka humbur besimin te Ter Stegen

Enrique ka humbur besimin te Ter Stegen

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, raportohet se ka vendosur që të startojë me portierin Claudio Bravo në fundjavë në takimin kundër Sevillas.

Kiliani ishte numri një i Barcelonës sezonin e kaluar, por ka munguar që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi në pulpë para startit të sezonit të ri.

Ai ishte zëvendësuar nga Marc-Andre ter Stegen, por sipas “Sport”, Enrique ka humbur besimin te gjermani pas disa gabimeve të njëpasnjëshme.

32-vjeçari raportohet se tani do të rikthehet pas lëndimit dhe menjëherë do të jetë startues për katalunasit.

Në tetë ndeshjet e këtij sezoni, Ter Stegen ka pësuar 17 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.