Lajmet e fundit

Enver Hasani “Baba” deklarohet i pafajshëm, bashkë me Veliun e Rakipin!

Enver Hasani, Hakif Veliu e Albert Rakipi u deklaruen të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

Para se ta deklarojnë pafajësinë, këtyne të treve ju lexue aktakuza nga prokurorja Drita Hajdari.

Hasani që ishte nga viti 2009 deri në 2014 kryetar i Gjykatës Kushtetuese nga Prokuroria akuzohet se në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Prishtinës ka krye veprën penale të mashtrimit në detyrë.

Pjesë e këtij gjykimi bashkë me Hasanin janë edhe Hakif Veliu dhe Albert Rakipi.

Simbas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e Rektorit të UP’s, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifiku kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 Dhetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktu 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njisi 1000 fjalë 12.65 euro.

Në aktakuzë thuhet se kjo kontratë asht nënshkru dhe vulos nga Hakif Veliu, ndërsa Enver Hasani e ka dergu të njajtën në Tiranë tek i pandehuni Albert Rakipi.

Kjo seancë ishte parapa me u zhvillue me 27 Nandor, mirëpo për arsye se atë ditë u pushue nga institucionet për Ditëne Flamurit, seanca u shty për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published.