Lajmet e fundit

Enver Hoxhaj: BE nuk ka vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën

Ish- ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar se Kosovës ende mund t’i vonohet liberalizimi i vizave. Sipas tij, BE nuk ka vullnet politik për një gjë të tillë.

“BE-ja ka hequr regjimin e vizave për Kolumbinë për t’i rregulluar konaktet mes njerëzve, ndërsa e ka shtyrë që katër vjet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ironikisht, regjimi i vizave nuk ka të bëjë me përmbyshjen e kushteve teknike, por ka të bëj drejtpërdrejt me mungesën e vullnetit politik të BE’së për ta bërë një gjë të tillë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.