Lajmet e fundit

‘EP Srbije’ përpiqet t’i mbledhë borxhet për rrymë në veri

flsmuri serbElektro Privreda Srbije, nëpërmes operatorit Elektrodistribucija – Elektrokosmet, në veri të Mitrovicës përpiqet t’i mbledhë borxhet për shpenzimin e energjisë elektrike në komunat veriore të Kosovës. Tani për tani, qytetarët dhe as institucionet publike nuk paguajnë as nuk i programojnë borxhet
Tani kur është aktuale dhe kur ka dalë në shesh informacioni se KEK-u dhe KEDS-i u kanë faturuar qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi 100 milionë euro borxhe të serbëve të veriut, në emër të humbjeve komerciale, edhe operatori serb i energjisë elektrike në veri Elektrodistribucija, si pjesë e Elektrokosmetit që udhëhiqet nga njerëz të Elektro Privreda Srbije (EPS) duan t’i mbledhin borxhet e harxhimit të energjisë elektrike të qytetarëve të veriut të Kosovës, serbë, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë, me arsyetimin se atë pjesë të Kosovës e kanë furnizuar me energji elektrike që nga viti 2009. EPS-ja ka kërkuar nga qytetarët që t’i shlyejnë të gjitha borxhet prej dhjetorit të vitit 2012 e deri më tani, ndërsa pjesën tjetër të borxheve nga viti 2009 e deri në dhjetorin e vitit 2012 t’i riprogramojnë.
Por, qytetarët e veriut të vendit, serbë, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë hezitojnë të paguajnë borxhet prej 2012-s e këtej, ndërsa as nuk duan t’i programojnë borxhet që kanë nga viti 2009 e deri në vitin 2012. Në operatorin Elektrodistribucija në veri të Mitrovicës kanë thënë se janë mbi 12 milionë euro borxhe, të cilat qytetarët e pjesës veriore të Kosovës i kanë borxh EPS-së, ndërkohë që shpenzuesit si dhe borxhlinjtë më të mëdhenj janë Policia e Kosovës në veri, “Trepça”, Burgu i Mitrovicës, si dhe ndërmarrje publike, disa nga të cilat janë në menaxhim dhe pronë e Serbisë.
Në ndërmarrjen Elektrodistribucija në veri të Mitrovicës kanë thënë se Policia e Kosovës në veri ka borxh 4.6 milionë dinarë, rreth 5 milionë dinarë i ka borxh Gjykata në veri, ndërkaq Qendra e Paraburgimit ka borxh prej 6 milionë dinarë. Kajtaz Gecaj- zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.