Lajmet e fundit
Erdogan: “Rusia është duke bërë një gabim të madh në Siri”

Erdogan: “Rusia është duke bërë një gabim të madh në Siri”

Sulmet ajrore ruse në Siri janë të ‘papranueshme’, tha Presidendi turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili shtoi se Rusia është duke e bërë një ‘gabim të madh në Siri’.
“Sulmet ajrore ruse në Siri janë të papranueshme. Për fat të keq, Rusia është duke e bërë një gabim të madh,” tha Erdogani para gazetarëve në aeroportin e Stambollit, para se të nisej në një vizitë në Francë, transmeton Gazeta Blic.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet miqësore mes Moskës dhe Turqisë, Erdogani ka deklaruar se veprimet e saj në Siri janë  shqetësuese, duke e paralajmëruar Rusinë se një veprim i tillë mund t’a izolojë atë në rajon.

Erdogani shtoi se nuk është vetëm Rusia ajo që e mbron Assadin në Siri, po edhe Iraku, transmeton Gazeta Blic.
Rusia, e cila ka hyrë në ditën e pestë të sulmeve në ajrore në Siri, këmbëngul që ka në shënjestër Shtetin Islamik, mirpo Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë kanë deklaruar se Rusia është duke goditur grupet e moderuara që luftojnë kundër regjimit të Assadit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.