Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ka deklaruar se çelësi për demokracinë dhe zhvillimin e Turqisë është sistemi presidencial.
Në fjalën e tij drejtuar zyrtarëve lokalë ai ka deklaruar se ‘shumë vende të qeverisura nga sistemi presidencial kanë arritur të përparojnë në sistemin demokratik dhe ekonomik’, raporton AA.
“Turqia ka një nevojë për përcaktimin e sistemit të saj të qeverisjes, në përputhje me nevojat e veta,” ka theksuar Erdogani.
Adoptimi i sistemit presidencial për të zëvendësuar modelin parlamentar që ekziston në Turqi që nga viti 1923, u bë çështje kryesore në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Mbështetur nga partia e tij, Erdogani në mënyrë të përsëritur ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar modelin parlamentar në sistem presidencial.
Erdogani i zgjedhur si president në gusht të vitit 2014, i cili për 3 mandate ka shpërbyer edhe si kryeministër, ka deklaruar se Turqia asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq afër reformave të mëdha politike.