Turqia duhet të pranojë se ka nevojë për Izraelin, tha Presidenti turk Recep Tajip Erdogan.
Turqia anëtare e NATO-së për një kohë të gjatë ka qenë aleat kyç rajonal i Izraelit, derisa të dy vendet prishën marrëdhëniet mes vete në vitin 2010.
“Izraeli ka nevojë për një vend si Turqia në rajon, ndërsa edhe ne duhet të pranojmë se kemi nevojë për Izraelin. Ky është realiteti,” tha Erdogani në lidhje me komentet e bëra nga gazetat turke për përmisimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, transmeton Gazeta Blic.
Më tujte ai ka shtuar se ‘nëse hapat e përbashkët zbatohen me sinqeritet, atëherë shumë shpejt do të pasojë edhe normalizimi.’
Ambasadorët turqë janë tërhequr nga Izraeli në vitin 2010, ndërsa Erdogani ka kërkuar që të plotësohen tre kushte për përmisimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kushtet që ka kërkuar ai janë, heqja e bllokadës së Gazës, kompensimi për viktimat e Mavi Marmarasë dhe një kërkim falje për incidentin.
Izraeli tashmë ka kërkuaj falje dhe ngjan që negociatat janë duke bërë progres në lidhje me kompensimin, ndërsa pengesë kryesore vazhdon të mbetet Rripi i Gazës, transmeton Gazeta Blic.
“Ne duhet të pranojmë një marrëveshje të shkruar, e cila na siguron se nuk ka devijim,” tha Erdogani.
Ndërkaq, sipas analistëve, afrimi i përshpejtuar i Turqisë me Izraelin, bëhet për shkak se Ankaraja duhet të tejkalojë krizën me Moskën, pas rrëzimit të avionit lufarakë rus.