Rusia ka deklaruar se presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka kërkuar takim më homologun e tij rus Vladimir Putin.
Sipas Kremlinit, takimi do të mbahet në Paris, me datën 30 nëntor, kur edhe do të mbahet samiti mbi klimën globale, transmeton Gazeta Blic.
“Propozimi nga ana turke për një takim në nivel të kryetarëve të shteteve i është dorëzuar presdientit,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Kjo është e gjitha që mund të ju them.”
Peskov ka shtuar se Erdogani ka telefonuar Putinin shtatë ose tetë orë pasi Turqia kishte rrëzuar avionin luftarak rus. Ndërkaq, Erdogani për kanalin televiziv France 24 tha se ai e kishte telefonuar Putinin, por udhëheqësi rus nuk i ishte përgjigjur atij.