Lajmet e fundit

Erdogani kërkon ndryshimin e Kushtetutës turke

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan ka thënë se Parlamenti i Turqisë duhet t’i japë prioritet diskutimit për ndryshimin e Kushtetutës.

Ai ka shtuar se ndryshimi i Kushtetutës është një nga mesazhet më të rëndësishme në rezultatin e zgjedhjeve të së dielen, transmeton Gazeta Blic.
Që një kohë të gjatë ai kërkon që të forcojë pushtetin e Presidentit, por kritikët kanë paralajmëruar se forcimi i pozitës së tij mund të shikohet si tendencë autoritare.

Në fjalimin e tij të parë që nga dita e zgjedhjeve, Erdogan ka thënë se kryeministri Ahmet Davutoglu do të konsultohet me udhëheqësit e opozitës për të marrë mbështetjen mbi ndryshimin e Kushtetutës.
Ai gjithashtu është zotuar se sulmet e Turqisë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdëve (PKK) do të vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.