Presidenti turk, Recep Tajip Erdogani, sot ka deklaruar se nuk dëshiron që të eksalojë situata pas rrëzimit të avionit rus nga forcat turke.
“Nuk kemi interes nga eskalimi i situatës. Po mbrojmë vetëm sigurinë tonë dhe të drejtat e vëllezërve tanë”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se politika turke në Siri mbetet e pandryshuar,” transmeton Gazeta Blic.
Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet humanitare në të dyja anët e kufirit me Sirinë. “Jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha masat për evituar një fluks të madh refugjatësh.”