Lajmet e fundit

Erdogani përmend Gjermaninë e Hitlerit për të mbrojtur planet e presidencës

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, për të mbrojtur planet e presidencës në lidhje me zgjerimin e pushtetit të presidencës ka përmendur Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit, raportojnë mediat lokale.

Erdogani, një ndër personalitetet më të fuqishme të politikës në Turqi, është duke kërkuar një kushtetutë të re për të transformuar postin në një stil sikurse ekzekutivi i SHBA-ve.
“Në një sistem unitar, në një sistem presidencial ne mund të punojmë në mënyrë të përkryer,” tha ai para gazetarëve në Stamboll.

“Bota ka dhënë shembuj të tillë. Ju mund të ktheheni pas në kohë dhe të shikoni Gjermaninë e Hitlerit,” theksohet të ketë thënë ai.

Por në një deklaratë për shtyp të publikuar më pas, presidenca turke  tha se ishte “e papranueshme” për të interpretuar vërejtjet e Erdoganit si mbështetje ndaj nazizmit.

“Presidenti ynë … ka deklaruar se Holokausti dhe antisemitizmi, së bashku me islamofobinë, janë krime kundër njerëzimit,” thuhet në deklaratë.
Erdogani, i cili ka marrë zemër nga partia e tij që fitoi zgjedhjet në nëntor, ka sugjeruar mbajtjen e një referendum mbi reformat kushtetuese të propozuara, ndërkaq kryeministri turk, ka filluat negociatat me partitë tjera politike për  ndryshimin e kushtetutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.