Ndeshja Shqipëri-Serbi është duke afruar, kurse mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ai dhe shokët tjerë të skuadrës janë të gatshëm të japin çdo gjë nga vetja e tyre, për të fituar këtë takim.
Lenjani ka thënë se janë të gatshëm që ta shkruajnë historinë, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Lenjanit në Facebook:
“Edhe 3 dit ndeshja historike. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetvetja dhe të shkruajmë historinë së bashku me ju”.