Ish zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, mi.
Kjo ka ardh si reagim ndja qëndrimit të Mustafës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen për Asocacion,raporton KOSOVANEWS
Shkrimi i plot i tij në Facebook:
Isa Mustafa krejt shpresat i ka varë te nisja e punës së Gjykatës Speciale. Ai mendon se në rrjetën e saj do të bijnë shumë nga krerët e UÇK-së, aktualisht të fuqishëm në politikë dhe institucione. Pastaj, ky mi i komunizmit, që i zhbiroi krejt sistemet dhe kohët, do të përpiqet t’i kthehet “elektoratit rugovian” me retorikën e tij: “Ja pse e bëra Kthesën e koalicionit me PDK-në. Ky ishte vizioni im, për të mirën e Kosovës dhe të LDK-së…”… E, blla, blla…
Por, Isa duket se po i harron dy gjëra: 1) Se e ka shkelë Kushtetutën, në ndërkohë, dhe 2) Se është hermetikisht i mështjellur me korrupsion, aritmetikë kjo, sipas së cilës, ai do të përfundojë e do të mbahet në mend si Sanaderi i Kosovës.
Ky brejtës i politikës kosovare e pati shpuar dikur, në të ’90-tat LDK-në, vjet e shpoi Bllokun VLAN, e tash po mundohet ta shpojë PDK-në dhe koalicionin ku bën pjesë. Po vetë i “shpumë” ka me përfundu politikisht.
Brejtësi!