Naomi Campbell ka deklaruar se është e vendosur që të nisë një kapitull të ri në jetë dhe të bëhet nënë.
45-vjeçarja, e njohur për linjat e saj, thotë se nuk di se në çfarë mënyre do të ketë fëmijë, por shton se përherë ka ëndërruar të bëhet nënë.
Supermodelja shprehet se kjo do të ndodhë, por nuk është duke u ngutur.
Njëherësh, në një intervistë për Sunday Times, ajo ka demantuar lajmet se është në lidhje me aktorin e njohur Idris Elba. Campbell më parë ka qenë e lidhur edhe me Mike Tyson, Robert De Niro e Flavio Briatore.
“Mund të kem fëmijë. Vetëm nuk e di në çfarë mënyrë. Por mendoj se do të kem. Të gjithë mendojnë se do të jem nënë e mirë. Gjithmonë e kam menduar. Do ta bëj kur të jem gati”, ka deklaruar bukuroshja.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.