Lajmet e fundit

Euforia e tifozëve kthehet në dëshpërim për shqiptarët

Rrjetet sociale, ishin stërmbushur qe disa ditë me foto të shqiponjës kuq e zi. E tëra kjo, ishte bërë për t`i përkrahur djemtë shqiptarë, të cilët luajtën në ndeshjen Shqipëri-Serbi, në Elbasan Arena.

Duke filluar me foto me bluza kuq e zi, me shqiponjat e vizatuara në fytyrat e tyre, shumë njerëz kishin shprehur përkrahjen e tyre më të madhe për djemtë e kombëtares.

Madje, shumë nga ta, kishin mbërritur në Elbasan Arena nga Evropa e Amerika vetëm për të parë ndeshjen live.

Por, pas 90 minutave lojë e rezistencë, u deshëm 4 minutat shtesë, që serbët të shënonin kundër shqiptarëve. Madje, nuk u nevojitën të plotë ata 4 minuta, pasi që serbët shënuar në dy minutat e parë të lojës shtesë, duke arritur rezultatin 2-0, shkruan Indeksonline.

Tifozët të cilët në pamundësi të shkonin në Elbasan Arena, qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Facebook-u, Tëitter-i e Instagrami, rrjete kto më të përdorura në Kosovë, janë mbushur me foto e mbishkrime nga më të dëshpëruarat.

Por, përkundër humbjes me dy gola nga Serbia, tifozët shqiptarë kanë vazhduar përkrahjen, ndonëse kjo tani është e vetmja që iu mbeti për të bërë.

Para 90 minutave ishte “#medjemtëtanë”, ndërsa pas pak u kthye në “është vetëm sport, vazhdo të jesh krenar”.

Këto mbishkrime sigurisht që do të priten edhe në lojën e ardhshme, pasi të gjitha shpresat mbesin në ndeshjen e Shqipërisë me Armeninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.