Lajmet e fundit

EULEX-i mohon të ketë uzurpuar, thotë se paguan qira (Dok)

vazhdojn-euml-hetimet-n-euml-eulex-video_hdNë listën e publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, me emrat e uzurpatorëve dhe privatizuesve të ndërmarrjeve shoqërore, po dalin që uzurpator të jenë edhe ata që kanë ardhur në Kosovë për ta bërë rendin dhe ligjin, raporton Indeksonline.
Në listën e AKP-së, përveç shumë emrave të njohur nga sferat e ndryshme, përmendet edhe Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
Kështu, në Mitrovicën e Jugut që nga 1999 figuron të jetë uzurpator misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK. Ndërsa pas UNMIK-ut vazhdimin e uzurpimit e ka bërë EULEX, misioni për sundimin e ligjit, që do të duhej të ishte shembull.
Lidhur me këtë, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikolic-Solomon ka thënë për Indeksonline se ky mision paguan qira për objektin në të cilin ndodhet aktualisht.
“Misioni i EULEX-it është duke paguar qiranë pronarëve të pronave të cilat shfrytëzohen nga Misioni, siç shihet edhe në regjistrat kadastral”, ka thënë Nikolic-Solomon.
Kujtojmë se publikimi i listave është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili ka kërkuar që në listë të përfshihen uzurpatorët e pronave të privatizuara dhe publike nga viti 1999 e deri më sot.Eulex

Leave a Reply

Your email address will not be published.