Lajmet e fundit
EULEX-i po heton rastin Geci-Syla

EULEX-i po heton rastin Geci-Syla

Prokuroria Speciale e EULEX-it, e ka marr përsipër rastin e përleshjesh në mes të Gani Gecit dhe Azem Sylës, ish komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, që ka ndodhur të hënën në Skenderaj.

Shyqyri Syla, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka thënë për Zëri se me rastin janë duke u marrë prokuroria speciale e Eulex-it.

“Rastin Geci – Syla dje menjëherë pasi ka ndodhur e ka marr Prokuroria Speciale e Eulex-it dhe me të janë duke u marrë prokurorët e EULEX-it”, ka thënë Syla shkurt përmes telefonit.

Ndërsa një konfirmim të tillë nuk e ka dhënë ende EULEX-i.

I kontaktuar përmes telefonit zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi nuk është përgjigjur fare.

Se rastin është duke e hetuar EULEX-i e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Zyrtari për informim në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se me të marr informatën prokurorët e EULEX-it kanë dal në venin e ngjarjes.

Të hënë rreth orës 14:00 pasi kishte përfunduar një tubim elektoral i PDK-së, në Skenderaj, Gani Geci ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti aktual Azem Syla janë fjalosur, me ç’rast janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarr.

Leave a Reply

Your email address will not be published.