Lajmet e fundit

EULEX-it i vazhdohet mandati deri më 14 qershor 2018

vazhdojn-euml-hetimet-n-euml-eulex-video_hdPërderisa vazhdojnë negociatat mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për detajet e mandatit të ardhshëm të misionit të EULEX-it në Kosovë, vendet anëtare të BE-së tashmë kanë arritur pajtimin e tyre që ky mandat të vazhdohet edhe për së paku dy vjet, pasi që mendohet se Kosova ka ende nevojë për praninë e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit dhe se në Kosovë sfidat e sigurisë janë të tilla që kërkojnë një prani të BE-së në këtë fushë edhe në të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.
Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë “Kohës Ditore” të mërkurën se në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Coreper), në parim shtetet janë pajtuar të vazhdohet mandati i EULEX-it deri më 14 qershor 2018.

One comment

  1. Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

Leave a Reply

Your email address will not be published.