I pari i PDK’së Hashim Thaçi po lejon destabilizimin e vendit për të siguruar mbrojtjen nga Perëndimi. Kjo po pretendohet nga Euobserrver, tani kur u tha se Gjykata Speciale në Holandë do të operojë gjatë këtij viti. E gjithë kjo raportohet në bazë të situatës aktuale në vend dhe mendimeve të disa diplomatëve ndërkombëtarë,shkruan Gazeta Express.
‘Disa diplomatë të BE’së dyshojnë se Thaçi, i cili kontrollon aparatin e sigurisë në vend, po lejon gjërat në këtë formë me shpresën se destabilizimi i shpejtë i situatës do të vendoste atë në mbrojtje të Perëndimit”, shkruan Euobserver.
Ndërkohë Thaçi citohet në një intervistë të tij të një viti më parë, ku i quan spekulime deklaratat e Dick Martyt.
Euobserrver shkruan se Gjykata Speciale pritet të tensionojë ende marrëdhëniet në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë.
‘Partitë opozitare po hedhin gazinlotësjellës në Kuvend dhe po thërrasin protesta, të cilat javën e kaluar përfunduan me dhunë rrugëve të Prishtinës’.
Ndërkohë Qeveria e Holandës dhe ajo e Kosovës kanë përfunduar një marrëveshje që përcakton aranzhmanet që kanë të bëjnë me gjykatën.