Shqipëria do t’i mësojë të shtunën kundërshtarët e fazës së grupeve në Euro 2016.
Shorti i fazës së grupeve në Euro 2016 do të tërhiqet të shtunën në Paris.
Kombëtarja shqiptare, në paraqitjen e saj të parë në një ngjarje të tillë, gjendet në vazon e katërt.
Por, rreziku që të përfundojë në një grup të fortë është shumë i madh, përcjell “Lajmi.net”.
Në mesin e opsioneve që mund të bashkohen në një grup kundër kuqezinjve janë skuadra të mëdha.
Por, një grup i vështirë mund të jetë si ky: Gjermani, Itali, Poloni dhe Shqipëri.