Zëdhënësi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Giancarlo Abete, ka deklaruar se Kampionati Evropian 2016 mund të luhet me dyer të mbyllura për shkak të kërcënimit nga sulmet terroriste.
Abete ka dhënë këtë reagim pas sulmeve të së martës në Bruksel që lanë të vdekur së paku 30 persona.
UEFA ka lëshuar një njoftim duke thënë se është e përkushtuar të mbajë sigurinë në nivel në Euro 2016, por Abete, ish-president i Federatës së Futbollit në Itali, beson se duhet marrë më shumë masa.
“Euro 2016 është një lloj ngjarje që nuk mund ta anulojmë apo shtyjmë. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e luajtjes me dyer të mbyllura pasi nuk mund ta përjashtojmë terrorizmin”, ka deklaruar ai për “Radio 24”.
Finalja e Euro 2016 është paraparë të zhvillohet më 10 korrik në Stade de France në Paris, që ishte cak i sulmeve terroriste në nëntor të 2015-ës.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?