Lajmet e fundit

‘Euro 2016: Shqipëria ka shanse për vendin e dytë’

Rumania është një nga skuadrat kundërshtare të Shqipërisë në finalet e Europianit. Pikërisht të dy ekipet do të luajnë ndeshjen e fundit mes tyre më 19 qershor.

Specialistë rumunë të futbollit mendojnë se edhe Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi është kandidate për vendin e dytë.

“Unë mendoj se Rumania, Zvicra dhe Shqipëria do të luftojë për vendin e dytë” – deklaroi Nikolae Dika, një ish­futbollist i përfaqësueses rumune, i cili i ka shënuar 3 gola Shqipërisë në të kaluarën, raporton “Sportal”.

“Favoritë është Franca, por janë edhe dy skuadra shumë të mira si Zvicra dhe Shqipëria që do të luajnë me Rumaninë” – tha drejtori teknik i UEFA­s për Digisport.

dica

Leave a Reply

Your email address will not be published.