Lajmet e fundit

Europa nën masa të rrepta të sigurisë para Krishtlindjeve

Një numër i madh qytetesh në Europë, janë duke diskutuar për sigurinë në tregjet e tyre vjetore të Krishlindjeve, disa prej të cilave tashmë janë hapur.

Sipas Wall Street Journal, në Strasburg, Francë, tregu i 445-vjeçar nuk do të përfshijë aktivitete për fëmijë.
Paris ka rihapur tregun e saj në Avenue des Champs-Élysée, ndërkaq në Zurich tregu i stacionit hekurudhor është i hapur, por nën vëzhgim të madh policor.

Deri me tani, numrin më të madh të tregjeve të Krishtlindjeve në Europë e ka Gjermania, me rreth 50 milionë vizitorë. Franca ka më shumë se 250 tregje të Krishtlindjeve.

Ndërkaq, Papa Françesku të enjten ka deklaruar se shpiriti i Krishtlindjeve është i rrezikuar në një botë që ka zgjedhur mes ‘luftën dhe urretjen’.

“Krishtlindjet po ofrohen. Kudo do të ketë drita, kudo do të ketë festë, pemët do të jenë të ndriçuara dhe kudo do të ketë skena të Lindjes së Krishtit…Bota vazhdon të jetë në luftë. Bota nuk e ka zgjedhur rrugën e paqes,” është shprehur Papa Françesku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.