Sulme të tjera terroriste janë të mundshme në territorin e Bashkimit Evropian, theksoi sot drejtori i Europol, Rob Wainwright, që e konsideron kërcënimin terrorist pas atentateve të Parisit si më seriozin e 10 viteve të fundit.
“Ne mund të vlerësojmë, pa e ekzagjeruar, se sulme të tjera janë të mundshme”, deklaroi Wainwright para komisionit për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.
I ftuar nga eurodeputetët për të folur pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, që shkaktuan 132 të vdekur, drejtori i Europolit theksoi se në janar të vitit 2016 do të hapej një qendër antiterroriste brenda entitetit, që do të kishte burime të vërteta, që do të riforconte kapacitetet për monitorimin e internetit, ndjekjen e financimit të terrorizmit, për gjetjen e armëve të zjarrit dhe trafikun e tyre, për të ndjekur luftëtarët e huaj dhe aktivitetet e tyre.
“Bëhet fjalë për një mbështetje të punës operacionale të autoriteteve të ngarkuar në shtetet anëtare”, theksoi ai.
“Ne nuk jemi FBI-ja evropiane”, theksoi ai.
“Ne kemi provuar të motivojmë shtetet të shpër ndajnë të dhënat e tyre kundër terroristëve nëpërmjet rrjetit të informacionit të Europol”, theksoi Wainwright.
“Ka pasur përmirësime të mëdha këto dy vitet e fundit (…) por nuk kemi arritur ende në nivelin e dëshiruar”, shtoi ai.
”Për shembull, në ndjekjen e lëvizjeve të luftëtarëve të huaj të dyshuar mes Evropës, Sirisë dhe Irakut, rreth 10 000 të dyshuar janë rikthyer në shtet et anëtare dhe vendet partnere në nivel ndërkombëtar”, deklar