Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë vendet evropiane duhet të “zgjohen” nga kërcënimet terroriste, pas sulmeve në Paris që lanë të vdekur 129 persona.
Ai këto komente i ka bërë pas identifikimit të organizatorit të këtyre sulmeve në Paris, i cili ishte shtetas i Belgjikës, dhe kishte hyrë në Francë, pa u vërejtur nga organet e sigurisë.
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka mbrojtur shërbimet e Belgjikës, pas pretendimeve se sulmi ishte organizuar atje.
Ministrat e brendshëm dhe ministrat e drejtësisë së Bashkimit Evropian, do të zhvillojnë bisedime urgjente.
Takimi në Bruksel pritet të diskutojë për kontrolle të rrepta në kufijtë e jashtëm, të zonës së Shengenit.