Institucionet mikrofinanciare vazhdojnë t’i ‘rrjepin’ klientët kosovarë me kamata në kredi. Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), mesatarja e kamatave në kredi në këto institucione shkon hiç më pak se 25 për qind, shkruan portali ‘Infokusi’.
“Norma mesatare e interesit në kreditë e IMF-ve, në qershor 2015, ishte 24.2 përqind, norma e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare 24.6 përqind. Poashtu, norma e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve është 23.5 përqind”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.
Për më tepër, norma mesatare e interesit për sektorin e bujqësisë në qershor 2015 ka qenë 25.2 përqind, për sektorin e shërbimeve norma e interesit 23.7 përqind. Ndërkaq, norma e interesit për sektorin e industrisë u rrit në 23.4 përqind nga 22.4 përqind sa ishte në qershor 2014/Infokusi.com/