Për raportin negativ të Këshillit Europian dhe mosdhënien e liberalizimit të vizave Kosovës, fajin e ka në tërësi Qeveri e Kosovës, ka thënë njohësi i proceseve të Integrime Evropiane, Emrush Ujlani.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se vlerësimi negativ i BE-së raporin për Kosovën ishte dicka e pritur dhe aspak befasuese.
“Institucionet e Kosovës është dashur të punonin më shumë në këtë drejtim. Për këtë proces barra fund e krye i bie ekzekutivit të Kosovës. Është e qartë që është në dorë të pozitës që ta shtyjë përpara këtë proces”, pohoi Ujkani.
“Raporti i Këshillit Europian me vlerësimin që ka dhënë për Kosovën, ka bërë diçka që tashmë është pritur. BE-ja nuk ka qenë e padrejtë ndaj Kosovës. Ne duhet të jemi korrekt me diçka: një pjesë e lidershipit të Kosovës e ka marrë si fakt të kryer liberalizimin e vizave si shpërblim për kompromiset politike që kanë bërë”.
“Kjo s’është dashur të ndodhte, sepse Kosovës askush nuk i falë asgjë për faktin se është treguar konstruktive në dialogun me Serbinë”.
Po ashtu, sipas Ujkanit “skenat e fundit të spektrit politik, s’i kanë kontribuuar aspak këtij procesi. Edhe zhvillimet e fundit në Paris, sulmet terroriste që ndodhën në nëntor, e kanë vështirësuar këtë proces”.