Familja Ahmeti, djali i së cilës humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti trafiku në Bardhosh ka falur gjakun sot me rastin e Festës së Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova.
Numri i viktimave të aksidentit gjatë muajit shtator paraqitet të jetë shumë shqetësues edhe për autoritetet e Policisë së Kosovës, pasi gjatë këtij muaji 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.