Lajmet e fundit

Falë azilkërkuesve: mrekullia e dytë ekonomike gjermane!

Nga Henrik Mueller, Spiegel

Në fund të një viti të trazuar, është koha për të bërë një vlerësim paraprak.

Nëse hedhim një sy në vitin që po mbyllim- a solli ai dështimin e Gjermanisë apo nisjen e një faze të re dinamike?

Ngjarja që dominoi vitin ishte padyshim vala më e madhe e refugjatëve prej dekadash, që shkaktoi ndjenja të përziera tek gjermanët: disa druheshin nga të huajt, të tjerët ishin mikpritës.

Gati gjysma e gjermanëve mendonin se fluksi po e mbingarkon Gjermaninë, vetëm një pakicë mendon se integrimi i refugjatëve do jetë një histori suksesi, sipas një sondazhi të ZDF.

Por nuk duhet të jemi kaq të frikësuar nga kjo valë: nga pikëpamja gjermane, kjo është koha më e favorshme për mbërritjen e tyre.

Të ardhurit e rinj kanë mbërritur në kohën e duhur: Ekonomia ecën, punësimi është në rritje dhe emigracioni nga pjesa tjetër e Europës është në rënie.

Ja disa të dhëna: Një studim i Institutit për Tregun e Punës dhe Profesionet ka arritur në përfundimin se Gjermanisë i duhen deri në vitin 2050 më shumë 500 mijë refugjatë çdo vit.

Vetëm atëherë do ruhet në mënyrë konstante potenciali i krahut të punës.

Në rast se do vijnë më pak njerëz, plakja dhe rënia e popullsisë do jenë të pashmangshme.

Ajo që po përjetojmë tani- fluksi i qindra e mijëra jo-evropianëve- është një normalitet i ri.

Mesatarisht nga viti 1950 deri në vitin 2000, nga vendi largoheshin 200 mijë njerëz më shumë nga sa afroheshin.

Pas vitit 2000, Gjermania nisi të bëhej sërish një vend emigrantësh.

Që prej vitit 2010, më shumë njerëz vijnë sesa shkojnë.

Janë kryesisht europianë, mes tyre qytetarë të BE të mirëkualifikuar, që integrohen pa problem në tregun e punës.

Për ta thënë më qartë: pa fluksin e viteve të fundit, as ekonomia dhe as financat e qeverisë gjermane nuk do zhvilloheshin kaq pozitivisht, Gjermania do mbërthehej nga një krizë demografike.

Që në vitin 2010, demografët e kishin parashikuar se në vitin 2025, Gjermanisë do i humbasin në tregun e punës më shumë se 3.5 milionë njerëz- kjo do ishte vala e parë graduale, më pas rënia do jetë shumë e shpejtë.

Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi: Vala e emigracionit, që tani hyn në vitin e shtatë, është themeli demografik për mrekullinë e dytë ekonomike gjermane./Marrë me shkurtime

Leave a Reply

Your email address will not be published.