Lajmet e fundit

Familja e sulmuesve në SHBA në ‘shok total’

Të gjithë në familjen e Tashfeen Malik dhe burrit të saj Syed Rizwan Farook, janë të habitur me verimin e tyre. Çifti bashkëshortor në një sulm me armë zjarri lanë të vdekur 14 persona. Policia po dyshon se është akt i planifikuar terrorist. Por në familjen e sulmuesve thonë se ata nuk kishin të tilla pikëpamje.

Avokatët që po përfaqësojnë familjen e çiftit sulmues që la të vdekur 14 persona në San Bernardino në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po thonë se janë “ në shok të vërtetë”, me rastin dhe veprimin e familjarëve të tyre.

Ata thanë se familja nuk kishte ide se Syed Rizwan Farook dhe gruaja e tij, Tashfeen Malik, ishin në gjendje të bënin diçka të tillë, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Avokatët thanë se nuk duhet të paragjykohen kaq shpejt arsyet që mund të qëndrojnë pas sulmit, pasi që policia tha se hetimet po tregojnë që sulmi është një “akt i planifikuar terrorist”.

Të mërkurën nga shtënia me armë mbetën të vdekur 14 persona dhe 21 u lënduan.

Tashfeen Malik, 27 vjeçare dhe burri i saj Syed Rizwan Farook, 28, vdiqën në shkëmbim zjarri me policinë, pasi që kryen vrasjet.

Avokatët David Chesley dhe Mohamed Abuershaid thanë se nuk ka kurrfarë faktesh se dy sulmuesit kishin pikëpamje ekstremiste dhe i takonin ndonjë grupi fundamentalist-islamik.

Motra e Syed Rizwan Farook, Saira Khan, i tha CBS News-it se nuk mund ta imagjinojë se vëllai i saj dhe gruaja e tij ishin në gjendje të bënin diçka të tillë, “veçanërisht kur dihet se ata kishin një martesë tepër të lumtur dhe kishin një vajzë të mrekullueshme gjashtë muajshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.