Ballist Morina ka marrë çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar” të ndarë çdo vit nga Tifozat Kuq e Zi.
Motivacioni i ndarjes së çmimit për të është “ngritja e dronit me flamurin Autochtonus në stadiumin e Beogradit gjatë përballjes Serbi – Shqipër, njofton Klan Kosova.
Për ta bërë edhe më të madhe këtë ngjarje, Ballistit çmimin ia ndau Rifat Jashari, vëllau i komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Duke ndjekur traditën, Tifozat Kuq e Zi edhe këtë vit kanë ndarë çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Në vigjile të ndeshjes së 8 tetorit kundër shkijeve, kush tjetër mund ta meritonte më shumë sesa ai që para një viti në Beograd bëri të gjithë shqiptarët krenar me gjestin e tij.
Është fjala për Ismajl Morinën (i njohur në opinion si Ballisti). Për të dhëne mesazhin e bashkimt, por edhe për t’u frymëzuar përapra ndeshjes së kthimit në Elbasan, ky çmim Ballistit i’u nda në Prekazin legjendar, nga familja Jashari”.