I zoti i shtëpisë Shaban Rexhepi, vuan nga kanceri në lukth, ndërsa e bija, Andrea lëngon nga sepsa ( që sipas diagnozës i helmohet i tërë organizmi). Sëmundja nuk e ka kursyer as zonjën e shtëpisë, Drita Rexhepi, e cila vuan nga tumori në tru, e që barë shtesë e ka edhe kujdesin ndaj dy të dashurve të saj (bijës dhe bashkëshortit). Mund të i’u duket e pabesueshme por, kjo është “drama” e familjes nga periferia e kryeqytetit të Kosovës.
Ata nuk kanë nguruar që kërkesat e tyre t’iu drejtojnë edhe institucioneve të vendit, por, që fatkeqësisht nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Andrea duke e mos i kuptuar problemet serioze me shëndetin e saj, brengë kryesore e ka gjendjen e të atit (Shabanit), i cili dergjet tash e sa kohë me sëmundjen e tij.
“Kush do që na sheh…., kisha kërkuar ndihmë vetëm për barëra… në barnatore ose kudo. Para nuk dua, dua vetëm barëra për burrin… Nuk dua që ky të shkoj(vdes), me marakun se nuk ka pasur barëra…!”, ka pohuar Drita Rexhepi