Familjarja e ish- kryetarit të ndjerë të Komunës së Istogut, Fadil Feratit, Mahije Ferataj ka dalë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Pas raportimit të Gazetës Blic se një nëndegë e LDK-së ka filluar iniciativën konkrete për pengimin e Hashim Thaçit për të ardhur në krye të vendit, ajo ka përgëzuar këtë iniciativë, derisa i ka paralajmëruar deputetët e LDK-së.
“Nëse deputetët e LDK-së do e votojnë Thaçin për President, atëherë le t’i harrojnë votat e elektoratit! Iniciativë e qëlluar, ju përgëzoj!”, ka shkruar Mahije Ferataj, në profilin e saj në Facebook, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, dega e Dobërçanit ka paralajmëruar një tubim me deputetët e LDK-së nga zona e Gjilanit, ku po kërkojnë që të mos votohet Thaçi për kryetar të shtetit.
KËTU MUND TA LEXONI shkrimin për iniciativën për rëzimin e Hashim Thaçit, Gazeta Blic