Olly Murs mund ta ndjejë zemërimin e fansave të këngëtares shqiptare Rita Ora, meqë ishte detyruar ta ndërpresë fjalimin e këngëtares gjatë intervistës.
Rita sapo kishte performuar në skenën e X-Factor me grupin Sigma dhe e emocionuar po i tregonte prezantuesit rreth kësaj eksperience. Por, me kohëzgjatjen e kufizuar të emisioneve live, një zë në veshin e Ollyt qartësisht i kishte thënë që t’i shkurtonte gjërat – edhe pse mund ta kishte bërë më pak të dukshme.
Rita sapo e kishte thënë fjalën ‘por’ – flalë lidhëse kjo e famshme e cila nënkupton se pasojnë ende fjalë të tjera pas saj – kur ai e përfundoi bisedën në mënyrë të vrazhdë.
Ndërsa fansat e Ritës duket se nuk mund të falin lehtë kur e shohin idolin e tyre të trajtohet në atë mënyrë, duke e shprehur mllefin ndaj prezantuesit në rrjetet sociale:
Ndërsa Ora e fali Ollyn shpejt, meqë është parë duke e përqafuar, pasi ai deklaroi se Lauren Murray dhe 4th Impact ishin në rrezik.