Këngëtarja kosovare Shkurte Gashi ka marrë dhuratë nga një fans një dedikim të pazakontë.
Ai ka vizatuar në trup inicialet e artistes, duke prerë veten me thikë e duke u gjakosur.
Këngëtarja e ka pëlqyer këtë gjest, mirëpo edhe i është dukur i tepruar. “Kënaqësi të të duan njerëzit për punën që bën dhe mbi të gjitha të vlerësojnë si njeri. Por, jo edhe deri në këtë masë, ta gërvishtësh veten”, ka shkruar ajo.