Famir Humolli, kryetar i degës së AAK-së në Podujevë dhe aktivist nga ditët e para i Lëvizjes Popullore, në një prononcim ekskluziv për Indeksonline ka treguar se si në protestat e vitit ’81 ishte takuar me kryeministrin aktual të Kosovës, Isa Mustafa dhe deputetin e LDK-së, Muhamet Mustafa.
“Në 81-ten e kam provuar për herë të parë gazin lotsjellës, kam qenë nxënës i shkollës ekonomike në Prishtinë, dhe atëherë si aktivist politik ka pas ardhur Muhamet Mustafa që është sot deputet dhe Isa Mustata, i cili ka qenë në strukturën e Lidhjes së komunistëve të Prishtinës që të na flasin për gabimet që po i bënim në demonstratat e vitit 81”, ka thënë Humolli, duke shtuar se “tash përsëri e provoi gazin nga Isa Mustafa”.
“Tash është një ngjarje që është bukur vështirë që të pranohet se është normale, mirëpo unë e kuptoj gjendjen e popullatës dhe ne duhet prapë të jemi durueshëm për hir të qytetarëve derisa të vijmë në atë drejtim që ngjarjet të pjekën në funksion të zgjedhjes së problemeve dhe ne vazhdimisht duhet të jemi tolerant edhe atëherë kur na kanë vrarë kjo kategori e njerëzve, dhe krejt për hir të qytetarëve”, ka thënë në fund Humolli.
Intervistën e plotë të Fatmir Humollit mund të lexoni nesër ekskluzivisht në Indeksonline.