Kryetari i Nismas së Kosovës, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij para simpatizantëve të opozitës që po mbahet në Sallën e Kuqe, ka thënë se nuk do të lejojnë që Kosova të qeveriset nga ata që shkelin Kushtetutën , transmeton KOSOVANEWS
“Me 9 janar ne treguam një faqe të re të Kosovë. Po ashtu ne treguam mesazhin e qartë: Kosova nuk pranon që të qeveriset nga ata që shkelin kushtetutën”, ka thënë Limaj.
Ai gjatë fjalimit të tij ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët iu bashkuan thirrjes së tri partive opozitare që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, raporton KOSOVANEWS.
“Të gjithë ju që i jeni bashkuar protestës më lejoni të ju shpjer respekt dhe falënderim”, ka vazhduar ai.
KOSOVANEWS