Lajmet e fundit
Fatmir Limaj : Më të qarta i kemi pas gjërat kur nuk kemi qenë të çliruar, se sa sot…

Fatmir Limaj : Më të qarta i kemi pas gjërat kur nuk kemi qenë të çliruar, se sa sot…

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ishte i ftuar në emisionin Rrokum Roll, në Televizionin Rrokum. U fole për ngjarjet e fundit në Kuvend dhe strategjitë e opozitës ndaj dy kauzave, për shkak të të cilave sot Limaj e kërkoi dorëheqjen e Qeverisë.

“Duke i ditur premtimet e ndryshme të dy partive në pozite, na bënë të kuptojmë se kjo Qeveri nuk është krijuar për të përmirësuar gjendjen në vend”, tha Limaj.

“Ka vazhduar avazi i vjetër, nuk po shihet ndryshim as në sferat sociale në Kosovë”, shtoi ai.

“Mungesa e vizionit, mosbesimi, kundërshtimet e vazhdueshme dhe bllokadat, mentaliteti qeverisës (më tepër se komunist), janë këto që e karakterizojnë këtë koalicion”.

“Unë e kuptoj dhe është normale me gabu, po me u mashtrua qëllimisht është diçka tjetër, e kjo lejohet në mentalitetin lindor që e kanë”, vleresoi Limaj.

“Kjo Qeveri duhet të ketë kujdes se armikun e ka benda vetës dhe ka arrogancë të numrave…këtë e kam thënë në ditën kur është formuar koalicioni”, tha ai.

Lidhur me bllokimin e seancave të Kuvendit, Limaj tha se institucionet duhet të respektohen ashtu siq e parasheh Kushtetuta. Nuk bëhet marrëveshje pa u votuar në Kuvend. Nuk kanë të drejtë me humbe territorin e me humbe rendin kushtetues pa ardh me diskutuar në Kuvend, u përgjigj Limaj.

“E kane kthyer Kuvendin si një organ këshill-dhënës, pasi i kanë nënshkruar marrëveshjet kanë ardhë vetëm me raportua”.

“Më të qarta i kemi pas gjërat kur nuk kemi qenë të çliruar, se sa sot”, vlerësoi Limaj.

“Duke përmendur mbështetjen e ndërkombëtareve dhe duke thënë se kjo marrëveshje s’është e dëmshme, Qeveria po bën luftë speciale për ta shitur këtë marrëveshje. Marrëveshje po, dialog po, po jo me çmimin e rrezikimit te funksionalizimit te shtetit! Kjo i shkatërron investimet e ndërkombëtareve, sepse me këtë marrëveshje nuk ka ma ‘Kosova e qytetarëve’, po ka – ndarje etnike”, konstaton Limaj.

“Unë jam njëri prej negociuesve për Paketën e Ahtisaarit, dhe gjithçka qe del jashtë kësaj pakete – nuk e mbështesë”, tha ai.

“Ne me devotshmëri e kemi respektuar Paketën e Ahtisaarit. E vetmja marrëveshje ndërkombëtare qe u implementua ne krejt Kosovën është marrëveshja e Ahtisaarit. Ne po kërkojmë të respektohet Paketa. Çka domethënë ‘hapja e Paketës”, pyet Limaj.

“Nga kush e kane marre autorizimin? E kur hapet Paketa, hapet krejt, e ky është problemi që po e paraqesim ne. Për mos me spekulua ka dale referendumi, e nëse bahet ligji për referendum, atëherë shihet se a ka ma shume qytetare për PO apo për KUNDER. E nëse referendumi del me rezultat PO për ‘Zajednicen’, ne tërhiqemi”, porositi ai.

“Ky koalicioni nuk ka me ndryshua, sa ma shume me u vonua aq më shumë ka me u përkeqësua gjendja ne Kosove”, konstatoi ai.

Ne pyetjen e moderatorit Jupollit se a kane pas oferta me hy ne koalicion me PDK, LImaj tha se “ofertat nuk vijnë aty ku nuk ja bën me sy. Na kemi pas, po s’e kemi pranuar ofertën sepse kam dashtë me i qëndrua besnik votuesit tone. Kemi llogarite se me qeverinë e kaluar nuk ka asgjë”.

Ne pyetjen se a mundet me i rezistua ofertave tunduese te zotit Thaçi, Limaj tha se beson se po.

Limaj u deklarua edhe ndaj heshtjes dhe mosveprimit te prokurorit Aleksandër Lumezi i cili , si tha LImaj, nuk veproi me kërkua përgjegjësi prej prokuroreve te tij qe po abuzojnë me drejtësinë ndaj tij.

“Këtyre organeve nuk u besoj ma. Kjo që është duke ndodhur këtu, nuk ndodhe as ne Korenë e Veriut”, tha Limaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.