Kryetari i NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj, ka theksuar qe Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa ka dështuar. Madje, ai Thaçin e Mustafën i ka quajtur mashtrues.
Sipas tij, ata në zgjedhje premtuan diçka tjetër, ndërkaq, në realitet punuan kundër interesave të vendit.
“Këta kanë dal në zgjedhje duke premtuar, liberalizim të vizave, punëzim të qytetarëve, zhvillim ekonomik, me të gjitha këto gjëra i kanë mashtruar qytetarët”, ka thënë, Limaj në emisonin ”Rrokum roll”.