Lajmet e fundit

Faton Topalli: E kam pas detyrë ta hedh gazin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka pranuar se ka pasur detyrë që sot të hedhë gaz lotsjellës në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Por sipas tij, detyrë e tij nuk ka qenë edhe futja e bombolave të gazit brenda në Kuvend

.“Kjo s’ka qenë punë e detyrës sime dhe nuk po flas. Atë pjesë të detyrës që unë e kam pasur e kam kryer. Kam hedhur dy bombola gazi dhe nëse vazhdon kështu, numri i tyre mund të shtohet”, tha Topalli.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se nuk ka frikë të ballafaqohet me Prokurorinë e Shtetit duke thënë se tradhtia e vendit është vepër më e rëndë penale.

“Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me prokurorinë ashtu siç kanë qenë edhe djemtë e vajzat e UÇK-së të gatshëm të ballafaqohen në kohën e tyre me prokurorinë vetëm që ta mbrojnë Kosovën”, deklaroi Topalli për KALLXO.com.

Deputetit Topalli paralajmëroi se nuk do të lejohet vazhdimin i kësaj qeverisje.

“Ne kemi thënë se nuk do të lejomë të vazhdohet kjo mënyrë e qeverisjes së vendit ku Isa Mustafa e ka bllokuar Kuvendin për arsye dihet që me kushtetutë që marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen në kuvend dhe kjo mundësi z. Mustafa e ka hequr”, theksoi Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.