Deputeti i VV-së Faton Topalli është ka thënë se nuk është opozita ajo që e ka bllokuar Kuvendin, por pikërisht Isa Mustafa, pasi nuk po e tërheq nënshkrimin prej marrëveshjeve.
Ai në një lidhje direkte për KTV-në, ka thënë se e fton edhe Pozitën që t’i bashkohet opozitës, nëse është kundër nënshkrimit të Kryeministrit, pasi Kryeparlamentari Veseli iu bëri thirrje që të drejtohet te Qeveria.
“E kisha ftuar edhe pozitën t’i bashkohet opozitës, nëse është kundër nenshrkimint”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kryministri duhet t’u përgjigjet qytetarëve dhe ta tërheq nënshkrimin ose edhe të japë dorëheqje.