Lajmet e fundit

Fatos Hoxha : Nuk i ndrroj ngjyrat e Kombit tim me asnjë ngjyrë të kombeve tjera.

Nuk i ndrroj ngjyrat e Kombit tim me asnjë ngjyrë të kombeve tjera.
Solidarizohem me familjet e viktimave në Paris, por kjo nuk d.m.th që flamuri i tyre të jetë n’profilin tim..

Sipas mediave franceze, 40% më shumë flamuj të Frances gjenden në profilet e Shqiptarëve se sa te vet francezët..
Më e tmerrshmja e krejt kësaj është që kur ti pyet pse? Thonë që i kemi aleatë dhe synim e kemi Evropën, kjo logjikisht po i bjen që ‘nuk ka dhimbje për viktimat e as humanizëm’ por interes..

Nëse ndjen dhimbje për viktimat që shkakaktohen nga terrorizmi i individëve apo grupacioneve që në emër të një kauze false bëjn gjana të tilla atëhere mos seleksiono vende, terrorizmi duhet dënuar pa marrë parasysh ku ndodhë apo si ndodhë, nuk ju pash asnjëhere në profil flamurin e Turqis (para disa jave mbi 200 viktima), Palestinë (thuajse qdo ditë viktima, % më e madhe fëmijë), Burma, Darfur e Liban (dhunë e represion), Siri (bomba kimike nga Bashar Al-Asad, e prerje të kokave nga ISIS), Egjipt e Irak (terror nga ISIS), Afrikë (Djegen të gjallë veq ata që zihen në rrugë pse janë myslimanë), tsunamet në Japoni e Shri Lank e tërmeti në Haiti, n’Norvegji (ai tipi që i masakroi 96) etj, pra në qdo vend të botës ka terror, dhunë e represion, andaj nëse ke ndjenja njerzore duhet dënuar qdo akt të tillë pa marr parasysh përkatësia e tyre fetare, kultura, raca.
-Ai , që vret civil të pafajshëm (të pa’armatosur) është Terorristë , e Terorizmi s’ka as Fe , as Komb , as ndjenja njerzore.

Unë përsonalisht solidarizohem dhe ndjej dhimbje për të gjitha viktimat e pafajshme n’botë, ama veq Flamuri im ka me valu n’Profil..

Shkruan : Fatos Hoxha – Studentë i Fakultetit Juridikë “Hasan Prishtina”-Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published.