Lajmet e fundit
Federata Shqiptare e  Futbollit nuk ndan bileta për zyrtartët kosovarë

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ndan bileta për zyrtartët kosovarë

Ramiz Lladrovci ka kritikuar Federatën Shqiptarë të Futbollit, pasi ata nuk kanë ndarë asnjë biletë për zyrtarët kosovarë.

Çështja e shpërndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit ka shkaktuar shumë pakënaqësi. Së fundmi edhe i ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, shprehet se FSHF-ja nuk dha asnjë biletë për drejtuesit kryesorë të institucioneve në Kosovë.

Sipas tij ky veprim nuk i bën me nder drejtuesit e këtij institucioni.

“Fakti që më se gjysma e ekipit kombëtar vjen nga trojet shqiptare të Kosovës është ogur i mirë për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por kjo nuk i thotë asgjë, ose thuajse asgjë Federatës Shqiptare të Futbollit. Si përfaqësues i qeverisë së Kosovës në Tiranë, me këtë cilësi, i kam kërkuar 60 bileta, në vende të ndryshme, aspak të privilegjuara, për institucionet kryesore të Kosovës, Presidencë, Kuvend, Qeveri, por, në fakt nuk na janë përgjigjur në asnjë drejtim, gjë që nuk u bën nder drejtuesve të sa”, shkruan Lladrovci në një shkrim te gazeta Dita.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet me 8 tetor në Elbasan Arena.

Leave a Reply

Your email address will not be published.