Xhihadisti fëmijë që në videon e fundit të ISIS-it ka kërcenuar Britaninë e Madhe, mund të jetë i biri i një xhihadistes nga Londra.
Djali i vogël, i veshur me uniform ushtarake dhe me një shami të zezë që mban shenjën e ISIS-it, ka deklaruar se ‘ne do të vrasim të gjithë jobesimtarët’, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Blic.
Fëmija, që duhet të jetë diku rreth 6 vjeç, ka një ngjajshmëri të madhe me të birin e xhihadistes që u rrit në Leicester, në jug të Londres.
Ajo u martua me një luftëtar islamik suedez të quajtur Abu Bak. Fëmija që paraqitet në video ka edhe një vëlla të vogël rreth 2 ose 3 vjeç, të cilit nëna e tij i referohet duke e quajtuar ‘xhihadisti i vogël’, transmeton Gazeta Blic.
Nëna e fëmijës të paraqitur në video u largua nga Londra për në Siri para dy vitesh. Në video djali i vogël flet me një theks të pastër britanik, ndërsa kërcenon kryeministrin britanik David Cameron në lidhje me sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.
Në video paraqitet edhe ekzekutimi i pesë britanikëve të cilët nën presion janë detyruar të pranojnë ‘krimet e bëra’. /Gazeta Blic/