Epoka digjitale në të cilën po jetojmë, që për kryefjalë ka rrjetet sociale, e ka bërë gati të pamundur ruajtjen e privatësisë. Në këtë mes, fëmijët mbesin më të rrezikuarit, veçanërisht ata me kushte të vështira ekonomike, që shpesh publikohen në medie e rrjete sociale kur dikush u ndihmon ose kur qëllimi i publikimit është që t’u ofrohet ndihmë.
Sipas psikologëve, ekspozimi në publik të gjerë i rasteve të tilla, lë pasoja përmes formës së etiketimeve të ndryshme që lidhen me statusin e tyre ekonomik të dikurshëm, pavarësisht se ai mund të ndërrojë, raporton KTV.
Një prej shembujve për ruajtjen e të dhënave të fëmijëve, janë SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Kodi i Mediave të Shkruara në Kosovë, në pikën e 6, ndalon intervistimin apo fotografimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare, pa pëlqimin e prindit apo ndonjë të rrituri i cili është përgjegjës për fëmijën.