Fsh. Veriq, Istog më 02.10.2015 ora 13:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur një fëmijë mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
