Cristiano Ronaldo sot është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Mirëpo në kohën kur ai luante te Manchester United, trajneri legjendar i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson e kishte bërë me vaj portugezin.
Këtë ngjarje e tregon në biografinë e tij ish-bashkëlojtari i Ronaldos, mbrojtësi Rio Ferdinand. Pas një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve, mes Benfikës dhe Manchester Unitedit, portugezi ishte treguar egoist në disa raste, dhe kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit skocez.
“Kush po të duket vetja? Mendon se duhet të luash vetëm? Kurrë nuk do të bëhesh lojtar i madh nëse vepron kështu”, i kishte thënë Ferguson, dhe këto fjalë e kishin bërë Ronaldon të shpërthente në lotë.