Lajmet e fundit
Ferizaj kërkon investime deri në 20 milionë nga Ministria e Infrastrukturës

Ferizaj kërkon investime deri në 20 milionë nga Ministria e Infrastrukturës

Kanë filluar punimet në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, e cila do të rregullohet me standarde evropiane dhe do të jetë me 4 korsi.

Për të parë punimet nga afër ishte edhe ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili së bashku me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa premtuan mbështetje më të madhe për vitin e ardhshëm në gjithë infrastrukturën e kësaj komune.

Ndërkaq, i pari Ferizajt e ka konsideruar si të një rëndësie shumë të madhe këtë projekt dhe ka thënë se  Ferizaj për vitin e ardhshëm ka konkurruar me 30 projekte në ministrinë e infrastrukturës që  kapin shifrën rreth 20 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.