Lajmet e fundit

Festat e nëntorit, Rama: Sfida e sotme, të fitojmë luftën pa humbur paqen

Festat e nëntorit, Rama: Sfida e sotme, të fitojmë luftën pa humbur paqen Me rastin e festave të nëntorit në Kryeministri u zhvillua një ceremoni pritjeje. Në fjalimin e mbajtur, Kryeministri Rama uroi festën e Çlirimit, ndërsa tha se komunistë dhe nacionalistë e angazhuan kombin tonë në anën e duhur të historisë. “Të rinj të angazhuar bënë histori me luftë”, tha ai.

Më tej në fjalën e tij Rama foli edhe për luftën ndaj terrorizmit. Rama tha se sulmet e 13 nëntorit në Paris ishin një mesazh i përgjakshëm lufte ndaj Francës e mbarë botës. “Sot, 29 nëntori duket më i çmuar kur armiku më i ri i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende”.

Kryeministri i vendit shtoi se sfida e këtij qytetërimi që ne i përkasim është të fitojë luftën pa humbur paqen. “Të mos lejojmë që terrori të përcaktojë axhendën tonë”.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.